Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në në Ditën e Presidentit ka nderuar Presidentin Historik Ibrahim Rugova, te busti në sheshin e kryeqytetit.
Në një njoftim për media nga zyra e presidencës, Osmani citohet të ketë thënë se pavarësia ishte ideali jetësor i presidentit Rugova.
“Pavarësia ishte ideali i tij jetësor, të cilin e përjeton ky brez dhe të tjerë pas tij”, ka thënë Osmani.
May be an image of 10 people, the Brandenburg Gate and text
Ndryshe, Osmani në po të njëjtën ditë ishte e ftuar në emisionin Radar në Radio Dukagjini.
Osmani-Sadriu, ka treguar rreth ditës së parë të saj si presidente e vendit.
Ajo ka treguar se të parat që kishte takuar në Presidencë ishin xhudistet.
“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme 4 prilli, sepse qysh në momentet e para pas betimit të marrjes nga detyra, nga atëherë kryetari i Kuvendit Konjufca, kemi pritur disa njerëz që janë imazhi më i mirë i vendit tonë. Kemi pritur xhudistet tona, që kanë qenë mysafiret tona të para në Presidencë pasi kam marrë detyrën, të cilat janë dhe personat që ia kanë zbardhë fytyrën shtetit, e ngritën flamurin e shtetit lart e më lart. Pastaj pritëm atomistët, disa prej nxënësve të cilët shkëlqejnë në gara ndërkombëtare në shumë fusha, pastaj edhe familjet e personave të zhdukur me dhunë, nxënës të shkollave të shumta..”, ka treguar Osmani.
Ajo ka thënë se, kur ishte e vogël, nuk ka menduar se ka një profesion të paarritshëm për të.