Vidhet makina luksoze e mërgimtarit, djalit të shahirit të njohur shqiptar

August 22, 2023

Mbrëmë në Gjakovë është vjedhur vetura e mërgimtarit, Atdhetar Jahjaga.

Atdhetari është djali i Bekimit, i cili është pjesë e grupit të njohur muzikor “Zhutat”.

Ai ka thënë se veturën e ka parkuar mbrëmë rreth orës 22:00 dhe kur është zgjuar nuk e ka gjetur.

“Rreth orës 22:00 e kam parku para një qebaptore në Gjakovë, kur u zgjova në mëngjes e pash që nuk është. Rastin e kam denoncuar në Policinë e Kosovës, ata po merren me rastin. Vlera e veturës së vjedhur është dikun 20 mijë euro”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Ai ka bërë thirrje që nëse dikush ka ndonjë informacion të lajmëroj në numrat mëposhtëm.

048386072

043820845

Previous Story

Qeveria themelon Konvikt Shtetëror për Studentë në Tetovë

Next Story

Talat Xhaferi e VMRO-ja me interpretime të ndryshme rreth mbledhjes së ndërprerë të Kuvendit

Latest from Blog

Go toTop