Vidhen 200 mijë euro në Teqenë e Madhe të Gjakovës, ishin kursimet disa vjeçare të Shehut…

May 23, 2023

Dje në Teqenë e Madhe në Gjakovë ndodhi një vjedhje masive.

Dikush theu arkën dhe dyshohet se vodhi 200 mijë euro kursime, raportim ky që është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

E lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Teqja e Madhe.

Në reagimin e tyre thuhet se ato para kanë qenë kursime disavjeçare të shehut të Teqesë dhe se do të përdoreshin për investime.

Të njëjtit kanë kërkuar zbardhjen e rastit.

“Teqja e Madhe e Gjakoves, percjelle indinjaten e thelle për aktin vandal e makaber te grabitjes ne Teqe. Shuma e parave dhe gjerave te tjera me vlere, e grabitur ne Teqe, ka qene pjese e kursimeve disavjeçare te Shehut te Teqese se Madhe, familjes Shehu dhe te besimtareve, me qellim te investimit ne rindertimin perfundimtar te objektit te Teqese se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit. Shpresojme qe shume shpejt organet e rendit dhe te drejtesise ta kryejne punen e tyre dhe ta zbardhin ne plotni kete rast.”, thuhet në reagim. /Reporteri.net/.

Previous Story

Mediet gjermane: Rusët me plan të çmendur, i ngritën monument kriminelit Sllobodan Millosheviq në Moskë

Next Story

Marin Mema: Kam 11 vjet non grata në Greqi, më quajtën të rrezikshëm sepse po bëja punën e gazetarit!

Latest from Blog

Go toTop