Pas takimit tet a tet me homologun e tij, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Sadriu Osmani është pritur në takim nga ana e kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Pas pritjes me nderimet më të larta shtetërore nga ana e Xhaferit dhe takimit, presidentja Osmani mbajti fjalim edhe para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë fjalimit, Osmani tha se Maqedonia e Veriut është miku më i afërt e më i ngushtë i Republikës së Kosovës.
Ndryshe, pas takimit me Xhaferin, presidentja Osmani do të vizitojë edhe Qeverinë e Maqedonisë ku do të pritet nga kryeministri Kovaçevski dhe zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi.