VIDEO/ Vermoshi dhe Thethi “vishen” me të bardha, dëbora mbulon zonat malore

November 21, 2024

Gjatë mbrëmjes të së mërkurës dhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes ka pasur reshje shiu të dendura, shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore të vendit.

Kjo gjë ka sjellë rënie gurësh e inertesh, të cilat janë pastruar menjëherë.

Ndërkohë ka pasur dhe intensitet të lartë dëbore në Theth dhe Vermosh, duke mbuluar zonat malore.

Mjetet borëpastruese janë nisur menjëherë në terren, në mënyrë për të bërë pastrimin e rrugës.

Gjithsesi, kjo gjë nuk ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset.

Gjithashtu, i është bërë thirrjet drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit për shkak të lagështisë në rrugë.

 

Top Channel

Previous Story

Era e fortë dëmton çatinë e spitalit të Pukës dhe disa pallate në Fushë Arrëz

Next Story

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit për shpifje deputetin Gazment Bardhi

Latest from Blog

Go toTop