VIDEO/ Pronari i “Dauti Komerc-it” numëron përfitimet ekonomike që do t’i kenë kompanitë me ndërtimin e Korridorit 8

April 3, 2023

Vendosja e gur-themelit për Korridorin 8 që pritet të ndodhë nesër në pikën pagesore Tetovë-Gostivar, e që lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë, është vlerësuar shumë nga të gjithë qytetarët, ekonomistët e analistët.

Në një prononcim për indeks.mk, fjalë të mëdha për këtë korridor ka folur edhe drejtori gjeneral dhe pronar i njërës prej kompanive më gjigande në vendin tonë, “Dauti Komerc”, Xhemail Dauti.

Ai tha se ndërtimi i këtij aksi rrugor që lidh dy vendet, përveç të mirave dhe lehtësimeve ekonomike që do t’u sjellë kompanive, do t’ua shkurtojë edhe lehtësojë edhe më shumë qytetarëve të vendit tonë, rrugën deri në Shqipëri dhe anasjelltas.

Dauti ka deklaruar se ky korridor do t’i lidhë në mënyrë direkte kompanitë e vendit me portin e Durrësit që do të jetë edhe një tjetër përfitim.

Sipas tij, me ndërtimin e këtij korridori nga një kompani me renome ndërkombëtare, do të përfitojnë edhe shumw kompani tona vendore, të cilat me marrëveshje do të përfshihen në ndërtimin e vet këtij korridori.

Për më shumë, ndiqeni prononcimin e plotë të Xhemail Dautit të dhënë për indeks.mk

Previous Story

Sot legjenda e humorit Leci ka përvjetorin e lindjes, do të mbushte 75 vite

Next Story

Bekteshi: Kompanitë vendore do të kyçen në realizimin e Korridorit 8, projekti do të kryhet në afatin e përcaktuar

Latest from Blog

Go toTop