Pas asfaltimit, ka përfunduar edhe sinjalizimi i tërësishëm i rrugës “Parashqevi Qiriazi” në Ҫair, projekt ky i financuar në tërësi nga Qeveria.
Për të parë se si po shkojnë punët në këtë aks rrugor lokal muaj më parë në inspektim kishte dalë zëvendëskryeministri Artan Grubi së bashku me Ministrin dhe zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve.
Biseda mes Grubit dhe Boҫvarskit e realizuar nw periudhwn kur po inspektoheshin punimet.
– Grubi: Bllagoj, a e financon Qeveria këtë projekt?
– Boҫvarski: Buxheti është ndarë nga Ministria për Transport, përmes Qeverisë. Sipas metogologjisë u kemi ndarë mjete të gjitha komunave të cilat kanë aplikuar tek ne, mjete për rrugë lokale, ata aplikojnë tek ne dhe ne i ndajmë, e nisim fazën tenderuese dhe zgjedhim edhe punëkryerësin dhe atë mbikqyrësin.
– Grubi: Fantastike, një gjë që e di sigurtë është se qytetarët janë të kënaqur, lumtur, se po punohet, po asfaltohet. Mbi të gjitha më vjen mirë që është projekt që financohet nga Qeveria, pasi komuna ka aplikuar, Qeveria vendosi të financojë dhe realizojë këtë projekt. – xXx
Ndryshe, vlera e projektit është mbi 350 mijë euro dhe është financuar nga ana e qeverisë në kuadër të buxhetit për ti ndihmuar komunat nëpërmjet Ministrisë së Transporitt dhe Lidhjeve.