Duke folur për skandalin milionësh të Bilall Kasamit të zbuluar nga indeks.mk, gazetari tetovarë, Mesut Shabani në një prononcim për portalin informativ, Indeks.mk ka thënë se kjo është vetëm fillimi dhe se edhe shumë gjëra të tjera pritet të dalin në shesh.
Sipas Shabanit, Kasami ka pasur edhe disa aventura të tjera. Shton se skandali I zbuluar nga indeks.mk është vetëm pikënisja e asajë që ka bërë Kasami.
Shabani pret që Prokuroria Publike Themelore e Tetovës të reagojë por jo vetëm, sipas tij, për këtë skandal duhet të reagojë edhe komisioni për parandalim të Korrupsionit.
Për më tepër, ndiqeni prononcimin e Shabanit të dhënë për indeks.mk.