VIDEO/ Kamberi: Serbia shtet i padefinuar, opozita e akuzon Vuçiqin për dështim të aksionit në Veri

October 12, 2023

Deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, dhe një nga më të zëshmit dhe më të dalluarit në punën e vet, Shaip Kamberi në një intervistë për portalin informativ, indeks.mk ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike në Serbi, Kosovë po edhe në Maqedoninë e Veriut.

Kamberi ka shprehur ngushëllime për reshterin që humbi jetën duke mbrojutur integritetin territorial të Kosovës dhe sulmin e vlerësoi si terrorist dhe tha se Serbia është shtet i padefinuar i cili së fundi, sipas Kamberit është duke tentuar destabilizimin e të gjithë rajonit.

Kamberi njofton se nga dita e ngjarjes në Veri të Republikës së Kosovës, parlamenti serb nuk është mbledhur, për shkak të një bllokade që ka vendosur opozita.
Megjithatë, shton se ka një iniciativë të jashtëzakonshme për mbledhje urgjente po nga ana e opozitës të cilët sipas Kamberit, po e akuzojnë kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq për dështim të aksionit në Veri.

Ai ka treguar edhe qëllimet e sulmit nga ana e grupit terrorist.

Për më tepër, ndiqeni intervistën ekskluzive të Shaip Kamberit për indeks.mk

Previous Story

Është joetike kur një politikan shfrytëzon fatkeqësinë njerëzore për propagandë politike!

Next Story

Rinia e kumanovës ndjek në sheshin e qytetit ndeshjen Shqipëri-Çeki!

Latest from Blog

Go toTop