VIDEO/ Dështon VMRO-ja, qytetarët maqedonas rreshtohen pas BE-së dhe Korridorit 8-10D

May 27, 2023

Një pjesë e qytetarëve të komunitetit maqedonas janë “PRO” ndryshimeve Kushtetuese dhe “PRO” ndërtimit të Korridorit 8-10D.

Ky konkluzion del nga një anketë e realizuar nga portali informativ, indeks.mk në një lagje të Shkupit, e cila është e banuar, 90% me maqedonas.

Në anketën e realizuar qytetarët shprehen se janë pro ndryshimeve kushtetuese dhe se ata deputetë që do t’i votojnë këto ndryshime për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian janë patriotët më të mëdhenj që do t’i ketë vendi.

Të tjerë thonë se janë pro këtyre ndryshimeve sepse pikërisht, Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE dhe askund tjetër dhe deputetët duhet me patjetër të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Pavarësisht kritikave dhe akuzave nga ana e VMRO-së, qytetarët thonë se Korridori 8-10D që lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe Shqipërinë duhet njëherë e përgjithmonë të përfundojë.

Thonë se marrëveshja është e mirë dhe e frytshme për vendin tonë dhe do të sjellë shumë benefite.

Të tjerë kanë lëvdata për Qeverinë sepse sipas tyre, është zgjedhur një kompani gjigante si “Bechtel-Enka” për ndërtimin e akseve kryesore të Maqedonisë të cilët me patjetër duhet të përfundohen.

Previous Story

Gruaja në lot pasi momenti i zbulimit të gjinisë së foshnjës shkoi keq – por reagimi i burrit është i mahnitshëm

Next Story

(VIDEO) Dikur vetë Mickovski thoshte se duhet hequr “20-përqindëshin”, tash akuzon koalicionin LSDM-BDI për shtet binacional!

Latest from Blog

Go toTop