VIDEO/ Bekteshi: Më 12 shkurt, 8 mijë qytetarë do të përfitojnë vauçerë për klima, interesimi i madhë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një prononcim për indeks.mk ka folur për masën e re me të cilën parashihet që rreth 8 mijë amvisëri, qytetarë pritet të pajisen me vauçerë për blerjen e klimave, A++ të cilat sipas Bekteshit do të ndikojnë edhe në uljen e çmimit të faturave të energjisë elektrike, të cilat i paguajnë qytetarët.

Bekteshi në prononcimin e tij ka folur për procedurat që duhet ti ndjekin qytetarët dhe thotë se të njëjtat janë aq të thjeshtëzuara dhe të kuptueshme sipas tij për të gjithë qytetarët.

Theks të veçantë në intervistë Bekteshi vuri edhe tek subjektet juridike të cilat thotë se do të përzgjidhen në ndërkohë dhe se do të jenë të obliguar pas datës 15 shkurt të bëjnë edhe dorëzimin e klimave dhe montimin e të njëjtave në adresat e qytetarëve.

Për më shumë, ndiqeni deklaratën e Bekteshit të dhënë për indeks.mk.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.