Ylli i kombëtares shqiptare të futbollit, Jasir Asani në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur për ftesën nga ana e kombëtares shqiptare dhe siç thotë ai realizimin e ëndrrës që e kishte si fëmijë, të paraqitet në fushën e gjelbërt, me fanellën e kombëtares shqiptare.
Ai ka thënë se është personi më i lumtur në botë sepse edhe shënoi por edhe asistoi për kombëtren në dy ndeshjet shumë të rëndësishme që lehtësojnë kualifikim e Shqipërisë në Euro2024.
Beson fuqishëm se Kombëtarja Shqiptare do të kualifikohet në kampionatin evropian dhe thotë se Shqipëria ka një skuadër shumë luftarake, dhe sipas tij, të gjithë besojnë në këtë ëndër.
Ai foli edhe për mbështetjen e fuqishme që kishte Shqipëria nga të gjithë tifozët shqiptarë nga të gjitha trojet, Shkupi, Tetova, po edhe nga gjithë Shqipëria./INDEKS.MK/