(VIDEO) Artan Grubi: Është e vërtetë se opozita ka kërkuar amnisti nga Pendarovski për Nikolla Gruevskin

September 18, 2023

Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi, në një deklaratë për portalin Zoom ka thënë se është e saktë ajo se opozita aktuale ka kërkuar nga Pendarovski amnisti për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Po, është e vërtetë. Presidenti i shtetit, Pendarovski në njërin prej takimeve paraprake ku i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta vazhduar rrugën integruese të vendit tonë, si dhe realizimin e suksesshëm të Ndryshimeve kushtetuese, na ka përmendur se eksponent të lartë të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i kanë dërguar porosi dhe kërkesa që ta shqyrtoje mundësinë për ta amnistuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ku Pendarovski na informoi se nuk ka asnjë qëllim që ta bëj këtë gjë dhe se i ka refuzuar të gjitha iniciativat dhe kërkest e tilla. Por, është simptomatike ajo se këto kërkesa vijnë nga rryma ose element në kuadrin e VMRO-DPMNE-së që nuk janë të kënaqura me udhëheqësinë aktule”, deklaroi Artan Grubi për Zoom.mk

https://zoom.mk/wp-content/uploads/2023/09/377640434_24114070511539920_2217077225655618106_n.mp4?_=1

Previous Story

Gjon Karrica flet për gazetën ziverane ’20 Minuten’: Në Kosovë është bërë përparim i madh, njerëzit flasin hapur për seksualitetin e tyre!

Next Story

Bujar Osmani i përgjigjet Izet Mexhitit: Vazhdo se ndoshta e qëllon kush e ka takuar Gruevskin!

Latest from Blog

Go toTop