VIDEO/ Arjanit Hoxha tregon arsyen e vërtetë se pse u largua nga Lëvizja Besa

Arjanit Hoxha, kryetar i Partisë Demokratik Evropiane është personaliteti i radhës që sot foli rreth të gjitha pritshmëritë e tij dhe PDE-së në skenën politike.

Hoxha në një intervistë për Indeks.mk tha se PDE-ja ka dalë si subjekt nga Lëvizja Besa, sepse siç thotë tashmë ish partisë në të cilin gëzonte pozitën e zëvendëskryetarit i ka humbur koncepti po edhe identiteti.

Sipas Hoxhës, koalicionimi, koordinimi me VMRO-në që po bën Lëvizja Besa është në dëm të shqiptarëve.

Deklarimin e tij, Hoxha e mbështet duke treguar rastin e Zelenikovës, ku sipas Hoxhës, kryetari i VMRO-së në atë komunë, tenton të fshijë dhe zhdukë gjithçka shqiptare.

Shton se partia që kërkon 61 mandate siç është rasti me Mickoskin dhe VMRO-në, tregon se kjo parti në të ardhmen nuk do të ketë nevojë për partner por për njerëz që do i qëndrojnë vazal.

Thotë se deri më tash nuk është diskutuar brenda strukturave për hyrje të PDE-së në Qeveri, mirëpo nuk e hedh poshtë mundësinë sepse siç thotë, nuk është lider që do të betonte qëndrimin e strukturës po dhe aktivistëve në opozitë.

Shton se për të parandaluar VMRO-në dhe për të ruajtur dhe për mos të devijuar rrugën drejtë integrimit në BE, duhet me patjetër bashkimi i partive shqiptare në një front të përbashkët.
Veçon se vetëm numri më i madh i deputetëve shqiptarë në Kuvend, në përbërjen e ardhshme do të pengonte VMRO-në në zbatimin e qëllimeve të errëta.

Për më tepër, ndiqeni intervistën e plotë të Arjanit Hoxhës për indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.