Vetëm Taravari nuk sheh ndikim rus në Maqedoni!?

Si duket, kandidatit presidencial, Arben Taravarit nuk i duken bindëse dilemat e partive të Frontit Evropian, kur në garë zgjedhore shkojnë nën moton PO Evropës, JO Rusisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në këtë çështje percepcioni, sado që t’I duket e sforcuar kjo tezë, ai pastaj kalon në kontradiktë me vetëveten.
Në intervistën për Klan Maqedoninë, Taravari, fare qetë dhe gjakftohtë dhe në vetëbesim të madh, tha se ndikimin rus nuk e ka parë në Maqedoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pastaj shtoi se ndikimin që e sheh, është ai serb. Dhe bëri edhe një krahasim “plotësues”, se sa më tepër që ka ndikim nga LVV-ja, ka më pak ndikim rus në Maqedoni.

Bingo!

Domethënë, këta që shpikin ndikimin rus, në mesin e tyre edhe kundërkandidati Bujar Osmani që sqaroi këto ditë bindshëm për këtë lloj ndikimi, e kanë trilluar, kurse atë që ai e sheh, është real.

Pra, Taravari sheh ndikim serb përmes formave të ndryshme…

Të ndalemi pak te kjo tezë.

Përmendja e ndikimit të LVV-së, si barierë ndikimit rus, është jo pak kundërthënëse, sepse pikërisht LVV-ja, Qeveria, kryeministri dhe presidentja e Kosovës, vazhdimisht flasin për rrezikun serb, si dorë e zgjatur e rrezikut rus. Vallë, nuk mund ta shohë Arben Taravari se ndikimi serb është forcuar pikërisht falë mbështetjes ruse?!

Po edhe sikur të mos ishte kjo lidhje historike ruso-serbe, dhe e forcuar edhe tash nga situata në Ukrainë dhe pretendimet serbe pikërisht e inkurajuar nga Putini, kemi edhe diçka konkrete pikërisht nga Maqedonia që putinizmin si ideologji e kemi bukur të gjallë. Dëshminë për këtë e sjell Radio Evropa e Lirë, me të dhënat për votimin e qytetarëve rusë në vendet ballkanike për zgjedhjet presidenciale në Rusi.

Pikërisht në Maqedoni, qytetarët rusë(mund të supozohet se në mesin e tyre ka dhe qytetarë maqedonas me shtetësisë ruse) i kanë dhënë Putinit 88,1 për qind përkrahje, që është dhjetëish më shumë se rusëve në Serbi dhe Mal të Zi: 10,84 e rusëve të Serbisë dhe 8,41 e atyre të Malit të Zi, që janë përcaktuar për Putinin, ndërkaq shumica për kundërkandidatin Vlladislav Davankov.

Pra, është koha që Taravari të zgjerojë pak më tepër këndin e shikimit, të mos jetë aq i kufizuar të mos shohë ujkun e ta kërkojë tragun! Ai duhet të dijë rusofilinë edhe të presidentit të mëparshëm Gjorge Ivanov, ose ekzistimin e të paktën dy-tri partive proruse në skenën politike, të portaleve dhe gazetarëve që përhapin propagandë ruse…/indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.