Veshja e Rita Orës shpallet ndër veshjet më të bukura në gala të amfAR

Galaja amfAR në Festivalin e Filmit të Venecias mblodhi shumë të famshëm që dolën dhe mbështetën fondacionin. Rita Ora dhe Leona Leëis ishin zgjedhur të performonin në eventin që nderoi gjithashtu Ava DuVernay.

Të pranishëm ishin edhe yje si Camila Mendes, Jesse Williams, Bella Thorne, Milla Jovovich, Michelle Rodriguez, Kate Beckinsale, Alejandro Nones, Luke Evans dhe shumë të tjerë.

amfAR është një organizatë jofitimprurëse që është e përkushtuar për të mbështetur kërkimin mbi AIDS, parandalimin e HIV-it, edukimin për trajtimin dhe avokimin. Organizata ka investuar 635 milionë dollarë.

Rita Ora vodhi vëmendjen me paraqitjen e saj dhe mediat e huaja e kanë cilësuar si një ndër të veshurat më bukur.

Share

Go toTop