Kryetari i Komunës së Sarajit, Iljas Veseli përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se gjatë ditës në Komunën e Sarajit e ka pritur në takim Myftiun e Qytetit të Shkupit, Qenan ef. Ismili.
Sipas Veselit bashkëbisedimi ishte shumë miqësor dhe është diskutuar edhe mbi bashkëpunimin e suksesshëm që dy institucionet kanë pasur deri më tani.
Postimi i plotë:
Sot, në hapësirat e komunës kisha nderin të mirëpres myftiun e Shkupit, Prof. Dr. Qenan Ismaili, të shoqëruar nga ekipi i tij.
Në një bashkëbisedim shumë miqësor reflektuam mbi bashkëpunimin e suksesshëm deri më tani në mes dy institucioneve tona. Në këtë drejtim, së bashku u zotuam që të vazhdojm dhe intensifikojm bashkpunimin ndërinstitucional në periudhën në vazhdim, me qëllim të realizimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta në dobi të banorëve dhe komunitetit tonë fetar.
Në fund të takimit, në shenjë mirënjohje kisha nderin ta pranoj si dhuratë nga myftiu i nderuar librin e tij më të fundit me titull “Xhamia – simbol i Shkupit”.