Veseli: Fshirja e mërgimtarëve dëmton Komunën e Sarajit në disa aspekte!

November 10, 2024

Kryetari i Komunës së Sarajit, Iljas Veseli pëmes një shkrimi né rrjetet sociale ka njoftuar se me vendimin e Qwverisë për fshirjen e mërgatës, respektivisht banorëve jo-rezident, Saraji humbet 4 vende këshilltarësh, sipas tij, në përbërjen e rradhës Saraji do ketë 4 këshilltaré më pak se çka aktualisht

Veseli shton se si pasojë e këtij vendimi, jo vetëm këshilltarët, por Komunës së Sarajit do t’i shkurtohen edhe mjetet që do t’i përfitojë nga pushteti Qendror në bazë të numrit të banorëve.

Reagimi i plotë:

ME FSHIRJEN E MËRGIMTARËVE, SARAJI HUMB 4 KËSHILLTARË DHE DO TË MER MË PAK MJETE NGA PUSHTETI QENDROR

Në Komunën e Sarajit sipas regjistrimit të fundit jetojn gjithsej 44 048, nga të cilët rezident jane 38 399 dhe jo-rezident 5649.
Në bazë të nenit 34 të ligjit për pushtet lokal, definohet numri i antarëve të këshillit komunal sipas numrit të banorëve të komunës, dhe në këtë rast Saraji me gjithsej 44.048 banorë sipas regjistrimit të fundit, bie në grupën e pestë (nga 40.001 – 60.000) me çka duhet të ketë 23 këshilltarë.

Me datë 24. 09.2024 qeveria aktuale ka sjellë vendim për të mos llogaritur popullsinë jorezidente e cila numëron 5649 banorë, me çka Saraji do të humb 4 këshilltarë dhe në vend të ketë 23, do të mbetet me 19 këshilltarë.

Gjithashtu, Komuna e Sarajit dhe qytetarët e saj nga ky vendim i qeverisë për të fshirë 5649 bashkëqytetarë jo rezident, kryesisht mërgimtarë, do të marrë më pak mjete të cilat ndahen nga pushteti qendror në formë të dotacioneve të ndryshme, shuma e të cilave përllogaritet për kokë banori në bazë të numrit të popullsisë. Respektivisht, Saraji dhe qytetarët e saj do të marrin më pak mjete për investime kapitale, më pak blok dotacione për arsim, e më pak dotacione të dedikuara për financim të projekteve nga fusha të ndryshme që vijn nga pushteti qendror..

Previous Story

BDI: Të dy propozimet partiake të Vredi për anëtarë të këshillit të prokurorëve nuk i plotësojnë kushtet

Next Story

Shabani: Taravari erdhi në Kumanovë ditën kur nga pozita e krye-infermieres me amin të VMRO-së u largua ish ushtarja e UÇK-së

Latest from Blog

Go toTop