Vera 2023 ishte intensive për këta këngëtarë
Sezonit verorë për vitin 2023, po i vije fundi.
Për shumë këngëtarë ky sezon ishte tejet i ngarkuar. shkruan “Kosovarja”.
Në listën e artistëve më të kërkuar hynë: Ledri Vula, Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Butrint Imeri, Capital T, Mozzik, Getinjo, Luiz Ejlli,Ylli Limani, Melinda Ademi.
Ledri Vula
Ledri prinë në listën e artistëve më të kërkuar dhe më të paguar vitet e fundit.
Sezona filloi shume herët për këngëtarin i cili tani ka gjetur pak kohe për pushime.
Elvana Gjata
Në të gjitha trojet shqipfolëse Elvana Gjata, ishte një nga artistet që mbushi plotë klubet e natës.
Dafina Zeqiri
Për Dafinën ky vit ishte tejet i ngarkuar nga qyteti në qytetet dhe nga shteti në shtet.
Nuk e la pa u komentuar edhe jeta e saj private që në këtë sezonë u bë shumë virale.
Butrint Imeri
Vajzat në të gjitha qytetet me padurim pritën performancën e Butrint Imerit.
Ai me zërin bëri për vetë mija vajza nga gjitha vendet.
Mozzik dhe Getinjo
Dy vëllezërit ndezën atmosferën kudo që performuan.
Një numër i madh i adhuruesve të tyre iu qëndroi besnik pas tyre.
Capital T
Edhe ky vit për Capital T ishte mjaftë intensiv, mbrëmjet ishin të shumta dhe atmosfera ku përformoi arriti kulmin.
Luiz Ejlli
Edhe për Luizin, ky ishte viti i parë por jo pak i ngarkuar me mbrëmje muzikore.
Jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, Luizi ishte edhe në Amerikë si një nga këngëtarët me të kërkuar shqiptarë.
Melinda Ademi
Melinda u komentua shumë këtë sezonë verore.
Zëri në bashkëpunim me lëvizjet skenike padyshim i dhanë flakën kësaj vere, shkruan “Kosovarja”.
Ylli Limani
Ylli jo vetëm në koncerte, ai ishte i pranishëm edhe në dasma të shumta.
Baladat dhe këngët e Yllit dhuruan emocione të forta këtë verë.