Baneri i cili u shpalos mbrëmë në sheshin Skenderbeu nga tifo grupi “Shvercerat” “Dy krena ka shqiponja e veç një Mitrovicë”, ka nxitur reagime dhe gjuhë të urrejtjes nëpër disa grupe në rrjetet sociale, të administruara nga maqedonasit dhe serbet.
Ata pjesëtarëve në aksionin solidarizues ju drejtohet me fjalën “Shiptarite” term nënvlerësues, me ç’rast janë shprehur kundër këtij veprimi që erdhi si shenjë solidarizimi me Policinë e Kosovës në aksionin anti-terror në Mitrovicën e Veriut ku disa terroristë serb tentuan të shkaktonin trazira.
Kujtojmë se së fundmi gjuhë e urrejtjtes ndaj shqiptarëve pati në qytetin e Gostivarit përmes disa grafiteve “Vdekje shqiptarëve” si dhe në qytetin e Kumanovës ku shkruhet nëpër disa mure “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”…
“