Vendimi i Ali Ahmetit, gjest prej shtetari!

-Ndoshta këtu bëhet dallimi qenësor midis ndonjë politikani a subjekti që pushtetin e shikon si mjet për të realizuar qëllime egoiste, dhe Ali Ahmetit, i cili gjërat i shikon më gjerë. Me këtë vendim, ai dëshmon kapacitetet e një shtetari të njëmendtë, të një burrështetasi të mirëfilltë që interesin e përgjithshëm e vë mbi çdo interes tjetër.

Shkruan: indeks.mk

Mund të jetë befasi për shumëkënd veprimi I sotëm politik i Ali Ahmetit, me të cilin e njofton kryeministrin Dimitar Kovaçevski se ministrat e BDI-së japin dorëheqje, vetëm e vetëm që opozita të votojë ndryshimet kushtetuese. Nuk është befasi për ata që përcjellin në kontinuitet veprimtarinë politike të liderit të BDI-së, të cilët kaherë janë bindur se te personaliteti i tij nuk jetësohen vetëm ambiciet për të qenë me çdo kusht në pushtet, por të qenit në pushtet i shërben për të realizuar qëllimet programatike. Këtë e ka dëshmuar me realizimin e objektivave të barazisë kombëtare, tash e dëshmon me jetësimin e interesave shtetërore. Ai midis këtyre dy gjërave, nuk sheh kundërthënie, siç bëjnë oponentët.

Nëse opozita ka qejf aq shumë të kthehet në pushtet, nëse me ngulm punojnë ta heqin nga pushteti BDI-në, ja mundësia e ofruar! Lideri Ali Ahmeti, pas paralajmërimit të paradokoshëm, ja dhe konkretisht, është i gatshëm t’ua mundësojë, por kuptohet, me një kusht që shkon përtej ambicieve të sëmura të oponentëve: të flijojmë të gjithë diçka për të mirën e përgjithshme.

Ndoshta këtu bëhet dallimi qenësor midis ndonjë politikani a subjekti që pushtetin e shikon si mjet për të realizuar qëllime egoiste, dhe Ali Ahmetit, i cili gjërat i shikon më gjerë. Me këtë vendim, ai dëshmon kapacitetet e një shtetari të njëmendtë, të një burrështetasi të mirëfilltë që interesin e përgjithshëm e vë mbi çdo interes tjetër.

Fjalët e tij drejtuar kryeministrit se vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut, gjendet në një fazë kritike të së ardhmes sonë evropiane, se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh, kanë peshë të madhe dhe janë shembuj se si duhet vepruar në momentet kur vendi ka nevojë për flijime.

Por, ky është Ali Ahmeti, shtrohet pyetja, a ka opozita një Ali Ahmeti të vetin që do të flijonte diçka për të mirën e vendit? Opozita me taktikat e saj vetëmse e ka shtuar pasigurinë politike dhe ka rrezikuar perspektivën e vendit me bllokadat që ia bën procesit eurotintegrues me qëndrimin ekskluzivist dhe jokooperativ.

Gjesti i Ali Ahmetit bie në ato forma të taktikave politike largpamëse, ndaj dhe gjithçka është e kushtëzuar që të mos u shërbejë interesave të ngushta të oponencës, por jetësimit të një objektivi madhor siç është integrimi në BE.
Prandaj nuk janë të gjithë si Ali Ahmeti!/indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.