Vdes modelja “binjake” e Kim Kardashian, pësoi atak kardiak

April 27, 2023

Ashten Gourkani, e cila u bë e famshme për ngjashmërinë e saj me Kim Kardashian, madje kishte edhe nga ata që e konsideronin si binjake të Karadashian, vdiq nga një atak në zemër pas operacionit të fundit plastik.

Modelja amerikane 34-vjeçare, zemra e së cilës u ndal papritur teksa po vëzhgohej në spital, nuk mundi të shpëtonte me gjithë ndërhyrjet.

Në deklaratën e bërë nga familja e modeles së ndjerë thuhet se, mjekët u kishin thënë se operacioni i vajzës së tyre kishte shkuar mirë dhe se po përmirësohet, por në një telefonatë të dytë i kishin lajmëruar se ajo kishte vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

Policia nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërsa janë marrë në pyetje mjekët që kanë asistuar në ndërhyrjen plastike, për të cilët ka nisur edhe një hetim për mjekim të pakujdesshëm.

Previous Story

Presidenti i Kroacisë: Kosova do njihet nga gjithë vendet e BE! Begaj: Është një shtet sovran dhe i pavarur

Next Story

BE: Të zbatohen të gjitha nenet e Marrëveshjes së Ohrit!

Latest from Blog

Go toTop