Vdekja e të miturit/ Prokuroria nis hetimet, sekuestrohen kartelat mjekësore

October 6, 2023

Prokuroria nisi të premten hetimet pas ngjarjes së rëndë, ku 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën, pas një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare në Tiranë.

Ishte policia e Tiranës ajo që bëri referimin te organi i akuzës, pas denoncimit të bërë nga familjarët e të miturit.

Prokurorja Alma Felaj ka sekuestruar kartelat klinike në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja.

Roland Xhaxho, mjeku anestezist i klinikës dentare përballet me veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

Previous Story

Çfarë përfitojnë vërtet emigrantët në Gjermani?!

Next Story

Mbrojtje ajrore për Europë

Latest from Blog

Go toTop