Vazhdon intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit kundër korrupsionit

November 25, 2023

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Për përbërjen e re të Komisionit kundër korrupsionit janë regjistruar 42 kandidatë. Pritet që sot të përfundojë intervistimi i kandidatëve, ndërsa vendimi se cilët kandidatë e kanë kaluar filtrin e komisionit do të dihet në fund të javës së ardhshme.

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve është formuar më 14 të këtij muaji në përputhje me Vendimin e Kuvendit për publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së.

mandati i anëtarëve aktualë të Komisionit – Biljana Ivanovska, Vladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Shemsi Sallai përfundon më 7 shkurt të vitit të ardhshëm dhe ata nuk kanë të drejtë për rizgjedhje. Komisioni i ri duhet të fillojë funksionimin më 8 shkurt të vitit të ardhshëm.

Previous Story

Osmani: E hëna do të jetë dita D”, pres konsensus për kryesuesin e ri me OSBE-në

Next Story

Petrovska: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim nga vend shfrytëzues të ndihmës, në vend, i cili përmes pjesëmarrjes në misione rajonale, u ofron ndihmë vendeve tjera

Latest from Blog

Go toTop