Vashat istogase në hendboll, shkëlqejnë në Kupën Evropiane, kualifikohen në raundin e tretë

October 14, 2024

Federata e Hendbollit e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka thënë se kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Në njoftimin e kësaj federate thuhet se në raundin e dytë, Istogu fitoi bindshëm të dy ndeshjet ndaj skuadrës greke, Pylaia Thessaloniki.

Tutje, bëhet e ditur se pas fitores 33:25 të shtunën, istogaset sot fituan me rezultat 35:27.

“Të dy ndeshjet janë zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Me marrëveshje mes dy klubeve, ndeshjet u zhvilluan në Kosovë, përkatësisht në Pejë. Istogu për herë të tetë po paraqitet në gara evropiane dhe për herë të katërt kaloi kundërshtar evropian. Tani shpreson ta kalojë edhe raundin e tretë të Kupës Evropiane”.

“Në ndeshjen e së dielës, istogaset dominuan nga fillimi e deri në fund. Pjesa e parë përfundoi 19:12 për Istogun, që në pjesën e dytë vetëm konfirmoi fitoren e thellë dhe kualifikimin në raundin e tretë të Kupës Evropiane”.

“Astou Ndiaye e Lana Paviçeviq shkëlqyen tek Istogu duke i realizuar nga 11 gola. Catarina Sucacuexe e Nihed Limem i shënuan nga katër, ndërsa tri gola i realizoi Arlinda Dinarica. Kontribut në suksesin e madh dhanë edhe lojtaret tjera. Tani Istogu e pret shortin për ta mësuar kundërshtarin e radhës”, thuhet tutje në njoftimin e federatës.

Previous Story

10 lojë në Ligën e Kombeve, Belgjika – Franca dhe Gjermania – Holanda derbit e mbrëmjes

Next Story

Baba Mondi: E konsideroj veten time vëlla të popullit izraelit!

Latest from Blog

Go toTop