VAR-i e anuloi penalltinë, futbollisti shkoi dhe e theu monitorin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në futbollin spanjoll.

Iago Aspas ka dalë nga kontrolli pas një vendimi të sistemit VAR, shkruan “Gazeta Express”.

Lojtarët e Celtas kërkuan penallti, të cilën e akordoi referi.

Por, pas intervenimit të VAR-it, u anulua penalltia.

E ky fakt e “çarti” futbollistin Aspas, i cili nga nervoza e theu monitorin, derisa ishte në bankinë.

Më pas, futbollisti i njohur kërkoi falje për këtë veprim, ndërsa mund të përballet me ndonjë dënim eventual. /Gazeta Express/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.