Valon Syla iu kërkon falje tetovarëve për fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca”

September 19, 2023

Openionisti nga Kosova, Valon Syla është mysafir në emisionin e pasdites në TV21, “Pastel”.

Ai ka folur për deklaratën e fundit të tij për rrugën Tetovë – Prizren, ku duke folur për tetovarët, përmendi fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca”.

Syla tha se nuk ka pasur për qëllim t’i ofendojë tetovarët, por qëllimi ka qenë të kritikojë veprimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili erdhi në Tetovë dhe me pompozitet promovoi rrugën Tetovë – Prizren.

Por Syla sërish iu kërkoi falje tetovarëve.

“Kush është ndjerë i fyer, ju kërkoj falje të gjithë tetovarëve”, tha ai./TV21

Previous Story

Qeveria sot pritet të merr vendim për uljen e çmimeve të rreth 50 produkteve ushqimore

Next Story

Emri i Feros shkruhet në Mekkë

Latest from Blog

Go toTop