Valon Syla banor në Big Brother VIP 2? Flet vetë gazetari…

August 30, 2023

Gazetari Valon Syla është një nga emrat e përmendur me të cilin platforma “Big Brother VIP Kosova” po synon që ta ketë në edicionin e dytë.

Syla, megjithatë, në një prononcim për Insajderin ka njoftuar se e ka refuzuar ofertën për arsye personale.

I njëjti ka bërë të ditur se ka pasur ftesë edhe në edicionin e parë të BBVK.

“Dy herë më kanë ftuar në Big Brother Kosova edhe edicionin e parë edhe këtë të dytin. Liberta Spahiu ishte personi që kam kontaktuar zakonisht dhe më shpesh”, ka bërë të ditur gazetari Syla.

“Por, pasi i kam konsideruar të gjitha, jetën personale e private dhe llogaritë profesionale… sidomos privatësinë, jo timen veçanërisht sa privatësinë e të gjithë më të dashurive e të mi, të afërt… pastaj punët që duhet me i lënë, kontratat e deri tashme me i anulu, debatet në T7 dhe median online Metro, mendoj se më shtrejtë më kushton privatisht e profesionalisht se sa që do të mund të përfitoja në ndonjë aspekt”, ka thënë ndër të tjera ai.

“Fama është e rendesishme, por njerzit e tu dhe privatësia e tyre është edhe më e rëndësishme”.

Previous Story

Rama për zgjerimin e BE-së: Më mirë pa ulëse në autobusin evropian, sesa në aeroplan rus!

Next Story

Gostivar, një person dyshohet për prodhimin e pornografisë me fëmijë

Latest from Blog

Go toTop