Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar.
Ivanka ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh në një vizitë private ndërsa mesditën e sotme ajo është shfaqur tek “Demi Hotel” në Sarandë, për të drekuar me bashkëshortin e saj Jared Kushner.
Gjatë vizitës së saj në Shqipëri Ivanka Trump që shoqërohej nga Jared Kushner është shfaqur edhe me me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif.
Naser Al Kalif është presidenti i PSG-së klubit më të pasur të globit dhe një prej njerëzve më të pasur.
Gjatë qëndrimit të saj, mësohet se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e “Shën Marisë” të Leusës.
Ajo që u vu re në këtë vizitë të saj në vendin tonë është fakti se gjatë gjithë kohës vajzën e ish-presidentit të SHBA askush nuk e njohu.