UT: Procesi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës zhvillohet normalisht

June 21, 2023

Përmes një njoftimi për media, nga Universiteti i Tetovës kanë informuar opinionin se procesi për zgjedhjen e rektorit të UT-së po zhvillohet normalisht dhe në përputhje me ligjin.

E njoftojmë mbarë opinionin publik se procesi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës zhvillohet normalisht për faktin se deri në momentin e përgatitjes dhe dorëzimit të materialit zgjedhor në njësitë akademike, kandidatët e dorëhequr kanë qenë të përfshirë dhe të certifikuar në këtë proces, sikundër i kanë caktuar edhe vëzhguesit e autorizuar brenda afatit të parashikuar në kalendar.

Si rrjedhojë, Komisioni ka sjellë vendimin për listën përfundimtare të kandidatëve sipas rendit alfabetik.

Siç jeni të njoftuar, kandidatët tashmë të dorëhequr, i kanë prezantuar platformat e tyre programore, kanë marrë pjesë në debate publike dhe i janë përmbajtur agjendës së këtij procesi.

Ju njoftojmë se Komisioni do ta zbatojë procesin zgjedhor në përputhje me Ligjin, Statutin, Udhëzuesin dhe kalendarin e përcaktuar.

Me respekt,

Komisioni Universitar i Zgjedhjeve

Previous Story

Nuk e mori ambulanca, pacienti hyn brenda spitalit me makinën e tij

Next Story

Nëna e gazetarit kosovar shkon në Haxh, ai emocionon me dedikimin prekës

Latest from Blog

Go toTop