Ushtria modernizohet, armët e vjetra sovjetike dhe jugosllave zëvendësohen me armë të sofistikuara perëndimore

April 6, 2023

Maqedonia e Veriut parashikon që deri në vitin 2032 të shpenzojë të paktën 900 milionë euro për modernizimin e ushtrisë, informon Indeks.mk
Është planifikuar të zëvendësohen armët e vjetra të prodhimit sovjetik dhe jugosllav me armë të reja dhe të sofistikuara perëndimore.

“Shuma nuk është fikse, por është një përllogaritje e shpenzimeve në vitet e ardhshme”, tha së fundmi ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Një e treta e buxhetit të mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, i cili këtë vit kap shifrën rekord prej 275 milionë euro, tani është menduar për modernizim. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e blerjeve të mëdha nuk do të realizohen me para buxhetore, por me ndihmën e aleatëve të NATO-s, ku financuesi më i madh është SHBA-ja me mbi 135 milionë dollarë të miratuara tashmë për vendin gjatë vitit të kaluar.(Indeks.mk)

Previous Story

Skandali në SHBA, më shumë se 600 fëmijë u abuzuan nga priftërinj në mënyrë të përsëritur

Next Story

Melinda anuloi koncertet në Ramazan, por djeg rrjetin me fotografi provokuese

Latest from Blog

Go toTop