Ursula von der Leyen do të vizitojë Maqedoninë e Veriut në fund të tetorit

October 18, 2023

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Maqedoninë e Veriut në fund të tetorit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se po bëhen përgatitjet e fundit mbi datën e saktë të vizitës, ndërsa theksoi se edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron ka shprehur dëshirë për të vizituar Maqedoninë e Veriut.

“Kryetarja e Komisionit Evropian do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, unë mendoj se kjo do të ndodhë në fund të muajit, duke marrë parasysh se datat nuk mund t’i japë në emër të atyre që janë mysafir. Presidenti Macron shprehu dëshirë në disa raste publike që pjesë e vizitave të tij sigurisht që do të përfshihet edhe shteti ynë”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Previous Story

Presidenti kroat për sulmin e 24 shtatorit në veri: T’i bëhet presion Vuçiqit për të na dhënë përgjigje

Next Story

Kovaçevski: Pagat e funksionarëve do të harmonizohen me nivel të pranueshëm

Latest from Blog

Go toTop