Urime të përzemërta me rastin e festës së sotme shtetërore, 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal.
Sot, kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut i gëzojnë mirësitë që i ofron
liria dhe shprehja e lirë e mendimeve, qëndrimeve dhe këndvështrimeve, nuk mund të
anashkalojmë viktimat, kontributin dhe mbi të gjitha idealet që i kanë udhëhequr të gjithë
ato heronj të njohur dhe të panjohur të cilët në asnjë çast nuk hezituan të qëndrojnë në
anën e vërtetë, në anën e drejtësisë, në anën e të mirës përkundrejt të keqes. Me qëllim të
pastër para vetes, u nisën në luftë vendimtare kundër fashizmit, kundër pushtimit, dhunës,
përçarjeve, nënçmimit dhe diskriminimit ndërmjet njerëzve. Ajo betejë u fitua mirëpo, për
fat të keq, betejat për çdo ditë vazhdojnë në dimensione tjera të jetës dhe sfida është për
çdo ditë shumë më e madhe. Lajmet e tmerrshme që i dëgjojmë nga rajonet e afërme dhe
të largëta janë alarm dhe rikujtues se paqja është e brishtë dhe duhet të kultivohet, të
ruhet dhe mbrohet, brenda dhe jashtë. Gjithnjë të bashkuar dhe unikë si qytetarë dhe si
qenie njerëzore, gjithmonë të qëndrojmë në mbrojtjen e një jetë të denjë dhe njëlloj të
mirë dhe cilësore për të gjithë. Gjithmonë në mbrojtjen e ardhmërisë stabile dhe të sigurt
për gjeneratat e ardhshme.
Të dashur bashkëqytetarë, Ju uroj ditë të bukur festive!
Gëzuar 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore!