Ukrainasit publikojnë pamjet kur hedhin në erë selinë e luftëtarëve të Ramzan Kadyrovit

August 29, 2023

Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko në platformën X, ka publikuar një video që tregon momentin sesi ukrainasit hedhin në erë “selinë” e luftëtarëve të Ramzan Kadyrovit, njeriut të besueshëm të presidentit rus Vladimir Putin.

“Në Energodar, qytetin dhe komunën në veriperëndim të rajonit Zaporizhzhia, është herë në erë selia e luftëtarëve të Kadyrovit. Është zhvilluar nga lëvizja lokale e rezistencës, që e koordinoi Shërbimi Informativ i Mbrojtjes të Ukrainës”, tha Gerashchenko.

“Nga shpërthimi janë dëmtuar zyrat e improvizuara të njësisë OMON Akhmat-1 të Rosgvardia (Garda Kombëtare e Rusisë), si dhe veturat e parkuara në oborr”, u tha ndër tjera nga Gerashchenko.

Si pasojë e kësaj shpërtheu një zjarr i madh, e të dhënat për numrin e të vdekurve dhe plagosurve të luftëtarëve të Kadyrovit po mblidhen akoma nga autoritetet ukrainase.

Kujtojmë se nga fillimi i luftës lideri çeçen kishte dalë haptazi në krah të Vladimir Putinit, duke mbështetur pushtimin rus të Ukrainës.

Previous Story

Raportohet për një skandal të madh në Gjermani, ka ndodhur para 35 vitesh…

Next Story

Varret boshe në pritje të të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë

Latest from Blog

Go toTop