“Ujëvarat poetike”, një përzgjedhje me poezi të 22 poetëve shqiptarë në gjuhën maqedonase

June 7, 2023

Këto ditë u botua libri “Ujëvarat poetike”, ku në gjuhën maqedonase janë prezantuar 22 poetë shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Libri “Ujëvarat poetike”, i cili është redaktuar, përkthyer nga shqip në maqedonisht dhe hartuar nga poeti dhe përkthyesi, Adem Abdullahu, është pjesë e bibliotekës “Urat” të botuesit “Ylberi Plus”.

Vetë emri i bibliotekës “Urat” tregon thelbin e poezisë – ajo është urë lidhëse mes popujve, thotë në pasthënien e librit poetja Gordana Karakashevska.

“Ky botim është shumë i rëndësishëm për njohjen e autorëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë trevë. Kjo duhet të na kënaqë veçanërisht sepse bëhet fjalë për poezinë bashkëkohore. Një nga cilësitë më emocionuese të poezisë është padyshim aftësia e saj për t’u kombinuar me shumë spontanitet, por edhe me shumë qëndrueshmëri, në fatin e vet dhe fatin e kombeve”, nënvizon Karakashevska.

Autori Adem Abdullahu sipas zgjedhjes dhe shijes së tij në këtë libër ka përfshirë poezi të autorëve: Agron Shele, Adem Abdullahu, Arjan T. Kalço, Akif Isaku, Berzat Sadiki, Bajramali Selimi, Behare Neziri, Daim Miftari, Daim Ilazi, Daut Dauti, Dashamir Malo, Emine Islami, Enkeleida Mitrollari, Erina Qoku, Yusufzia Ademi, Majlinda Zeqiri-Shaqiri, Mark Simoni, Natasha Xhelili, Sadije Aliti, Sulejman Mehazi, Xhelal Tosku dhe Shefqete Gosalci.

Previous Story

Arbana Osmani bën ndryshimin e papritur në fytyrë

Next Story

Mickoski më përpara pranon bullgarët në kushtetutë se sa BDI-në në qeveri

Latest from Blog

Go toTop