U tha në Speciale se nuk është mirë, vajza e Jakup Krasniqit tregon gjendjen e tij shëndetësore

April 13, 2023

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është parë në një gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën e sotme.

Kështu ka bërë të ditur avokatja e tij, Alexewandri Alagendra.

Lajmi.net ka kontaktuar vajzën e tij, Gresa Krasniqi për të marrë informata lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Në një prononcim për lajmi.net, vajza e Jakup Krasniqit është shprehur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë por vetëm ai po përballet më nje grip të lehtë.

“Kam biseduar me Avokatin, nuk është diçka shqetësuese, grip i zakonshëm” ka thënë Gresa Krasniqi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar këtë muaj. Ata para trupit gjykues janë deklaruar plotësisht të pafajshëm.

Previous Story

Tentim sulmi ndaj presidentin francez Emanuel Makron

Next Story

Olta pritet të rikthehet në BBVA? Flet motra e saj

Latest from Blog

Go toTop