U rrëzua duke vrapuar, Kancelari gjerman Olaf Scholz nxjerr fotografinë dhe tallet pak me dukjen e tij të re

September 4, 2023

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz e ka postuar një foto të tij në stilin pirat me një njollë të zezë në sy dhe mavijosje në të kuqe të errët në anën e djathtë të fytyrës – rezultat i një rrëzimi në fundjavë.

Ai e ka marrë me sportivitet lëndimin, duke shkruar në rrjetet sociale se mezi pret t’i shoh memet (talljet që bëhen të famshme në internet, zakonisht duke e përcjellë një fotografi me një përshkrim jashtë kontekstit).

“Mezi pres t’i shoh memet”, shkroi Szholz.

Si për ta shmangur çdo shqetësim të mundshëm për shëndetin e tij, në foto Scholz buzëqeshi lehtë dhe shkroi në X: “Faleminderit për urimet, duket më keq se sa është!”.

Scholz u rrëzua ndërsa po vraponte të shtunën dhe pësoi mavijosje në fytyrë, që e shtynë atë t’i anulonte disa takime në fundjavë.

Previous Story

Bauer: Maqedonia e Veriut për tre vjet ka arritur nivel mbresëlënës të integrimit ushtarak në NATO

Next Story

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja super e famshme e cila tani mbledh kanaçe rrugëve

Latest from Blog

Go toTop