Të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e dytë të Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue” u mirëpritën sot në ambientët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili i priti të rinjtë së bashku me kryeminsitrin e vendit, Dimitar Kovaçevski.
Grubi në Facebook shkruan se tradita e organizimeve të tilla duhet të vijoi ndër vite dhe për gjeneratat e ardhshme.
Statusi i plotë:
Ishte kënaqësi që bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski të mirëpresim në ambientet e Qeverisë pjesëmarrësit e Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, të bashkëbisedojmë me ta rreth rëndësisë së Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës, asaj të fqinjësisë së mirë, për perspektivën europiane të vendit që pa këto marrëveshje do të ishte e pamundur dhe t’u ndajmë certifikata për pjesëmarrje të suksesshme në këtë edicion.
Të gjithë kishin mbetur të kënaqur nga organizimi, tematika dhe sesionet e ligjërimit në Mavrovë, andaj mbetemi të përkushtuar që organizimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen për çështje jetike që brezi i ri nuk duhet t’i harrojë.
Ju uruam shumë suksese dhe qëndrojmë në përkrahje të plotë të tyre në sfidat e rradhës!