U godit me karrige nga nxënësi, flet mësuesja Majlinda Palushi…

Një ngjarje e rëndë ndodhitmë 25 tetor në gjimnazin “Hydajet Lezha” të qytetit të Lezhës, ku pas një diskutimi të ashpër nxënësi goditi me karrige mësuesen, duke i shkaktuar fraktura të rënda. Palushi pasi mori ndihmën mjekësore në Lezhë, u nis drejt Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Palushi tha në emisionin “Me Zemër të Hapur”, se nuk kishte qenë në gjendje të fliste pasi ka qenë në gjendje shoku. Ajo ka treguar se gjatë debatit me nxënësin nuk e ka përmendur bababin e tij të vdekur por babain e saj.

Mësuesja: Do rri dy muaj në spital, për klavikulën, kam nevojë për fizioterapi. Nuk i kam zënë babain në gojë. Ai u kujtua pas 5 minutash pasi zura unë benë. Unë u kapa me kushërini e tij. Ai po bënte video. Ata po qeshnin. Dhe unë u kërkova që mos të qeshnin, u thash; dilni jashtë. I thash dil jashtë, dhe kur po merrja fletoren, ai ma mori dhe më shtyu. Mora telefonin me thirr policen e shkollës, për çdo incident. Policja s’më doli fare. Më duket se nuk ishte në telefon. Nxënësit nisën duke qeshur, kryesisht kushëriri i vetë. Në këtë kohë…unë i thash; vazhdojmë. Vazhdoj të bëjë ilaritet…. “Yyyy s’të erdhi policia”- më tha..Unë ia ktheva dhe i thash; ti e ke marrë kot vitin. Në këtë debat e sipër kur ai më thoshte; ‘do më kalo edhe këtë vit’. Dhe unë në ngarkesë e sipër; ‘në tesha të babës tem’…skam përmend babën e vetë. E kam përmend te tavolina e tij babën tim. S’ja përmenda babën. Kam shkuar te tabela dhe u mora me nxënësit që kisha në tabelë. S’i kujtova babain.

Nëse do i kisha përmend babën do kishte reaguar në moment, kam shkuar në tabelë dhe jam marrë me nxënësit e tjerë. I thash; do shihemi në fund do e marrësh apo jo shkollë, dhe po të bëj be eshtrat e babit tim që kam në varr. Më pas kam shkuar në tabelë, po të kisha thënë për babanë e tij do kishte reaguar në moment, pas 5 minutash kam dëgjuar nxënësit e tjerë duke ulërit, dhe kur u ktheva më ka rënë me karrige e hekurin në sup. Do kisha rënë përtokë nëse s’do më kishte kapur nxënësi tjetër. Nga ai moment nuk mbaj mend gjë, më kanë çuar në spital. Aty më ka ardh xhaxhai i tij dhe më ka kërkuar falje dhe të bëj deklaratë që e fal dhe ai të dalë nga burgu. E kam bërë në darkë… xhaxhai i tij ka fol mashtrime më pas. Në asnjë video, në asnjë rast unë nuk kam përdorur dhunë, e vetmja fjalë që kam nxjerrë nga goja… mund të kem përdor fjalën ‘je kakareq i papjekur’, por jo ‘majmun’. Vajza që ka thënë se unë marr para, do ta denoncoj. Ti nuk e di presionin që ne kalojmë aty.”, tha mësuesja.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.