U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, politikani Safet Gjici rrezikon 3 vite burg

June 16, 2023

Safet Gjici kryebashkiaku i Kukësit i përfshirë në një skandal seksual rrezikon të dënohet deri në 3 vite burg.

Akuza ndaj tij është marrëdhënie seksuale apo homoseksuale duke shpërdoruar detyrën dhe sipas nenit 105 të kodit penal ai rrezikon 3 vite burg.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, e cila mban datën 6 qershor të 2023-shit, në orën 16:00, Gjici shihet në skena seksuale në ambientet e zyrës së tij në bashkinë e Kukësit.

Kjo është hera e dytë që kryebashkiakët socialistët kapen në skandale seksuale.

/Gazeta Express

Previous Story

Pendarovski: Nevojitet përparim sistematik dhe i pakthyeshëm për ruajtjen e demokracisë në Ballkan

Next Story

Milaim Zeka ja tregon moderatores emrat më provokues të vendeve shqiptare

Latest from Blog

Go toTop