Lirohen 3 policët e Kosovës të arrestuar nga forcat serbe. Mediat në Kosovë raportojnë se tre policët e Kosovës, të cilët dolën në seancë në Kralevë në orën 09:30, janë liruar.
Tre policët e Kosovës, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Musrafë Shemi, ndodheshin prej 10 ditësh në paraburgim në Serbi.
Kjo e fundit, i akuzonte policët e Kosovës në seancën e mbajtur më 16 qershor, për mbajtje të paligjshme të armëve.
Policia e Kosovës njoftoi më 14 qershor se tre efektivë të saj në pikën kufitare Tresave/Bare u rrëmbyen nga forcat serbe.