U akuzua nga studentet si ngacmues seksual dhe bullizues, profesori Bekim Bejta jep dorëheqje nga UP

July 19, 2023

Bekim Bejta, ligjërues në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e profesorit të gjuhës angleze.

Bejta përmes një letre ka bërë me dije se ai po e lë UP-në.

“Unë, Bekim Bejta, Profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinë Domethënë, unë po e braktis (lë, lëshoj) këtë vend pune”, thuhet në letrën e Bejtës.

Gazeta Insajderi ekskluzivisht ka raportuar për të bëmat e Bejtës brenda Universitetit.

Para gazetares së Insajderit studentët janë shprehur se ai ka qenë edhe ngacmues seksual. Ata kanë përmendur se profesori “problematik” ka qenë disa herë i paraqitur para Këshillit të Etikës.

Previous Story

Ndihma përmes IPA-s për infrastrukturë, Gir: Qëllimi i BE-së është që RMV të përgatitet për t’u bërë anëtare e plotë

Next Story

Tetovë/ Një fëmijë dyshohet se vodhi veturën e një 65-vjeçari

Latest from Blog

Go toTop