Tullumbacet me azot e lanë në karrige me rrota, 21-vjeçarja: Nuk lëviz dot krahët e këmbët

October 25, 2023

Një vajzë që tani lëviz me një karrige me rrota pasi varësia nga tullumbacet me azot i shkatërroi jetën thotë se ndalimi i tyre është i nevojshëm.

Kerry-Anne Donaldson provoi për herë të parë tullumbacet me azot kur ajo ishte 18 vjeç. Por u deshën vetëm tre vjet që këmbët dhe krahët e saj të fillonin të mpiheshin.

Sapo zgjohesha, kisha dhimbje. Tani nuk mund të lëviz këmbët dhe më duhet të marr shumë ilaçe kundër dhimbjeve ndërsa jetoj në një karrige me rrota. Kur përdorja tullumbacet me azot mezi haja, kështu që tani jam anemike dhe problemet me frymëmarrjen kanë ndikuar në astmën time.

Kur asaj iu tha se do të duhej ta vazhdonte jetën në një karrige me rrota, ajo hoqi dorë nga tullumbacet me azot.

Doktori më pyeti nëse kisha marrë ndonjë lloj droge dhe i thashë për tullumbacet me azor. Ai më informoi se çfarë kishte në to dhe më tha për efektet. Ai tha se arsyeja pse kam dhimbje dhe nuk mund të eci është për shkak të dëmit që shkakton ky azot.

Previous Story

Ali Ahmeti i shoqëruar nga Ramiz Lladrovci nderojnë kujtimin për Hilmi Haradinajn

Next Story

Banka Popullore e RMV-së: Bashkëpunim më i ngushtë me Këshillin Fiskal për stabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë

Latest from Blog

Go toTop