Tri aeroporte gjermane të boshatisura, nisin grevat e transportit

Aeroportet në Dusseldorf, Hamburg dhe Këln Bon janë krejtësisht bosh sot. Kjo për shkak të greves së thirrur nga sindikata gjermane Verdi për krizën e kostos së jetesës.

Gati 100,000 njerëz do të preken nga grevat e punonjësve të sigurisë së aviacionit sot dhe neser në tre aeroporte, pasi që 700 fluturime do të anulohen. “Situata në terminale sot është e njëjtë me grevat e mëparshme të Verdi këtë vit: terminalet e nisjes janë bosh, situata është e qetë,” tha një zëdhënës i aeroportit të Hamburgut në një deklaratë, shkruan Reuters.

Sindikata e punëtorëve ka thënë se ka qenë duke negociuar me shoqatën e sigurisë së aviacionit BDLS për të nxitur rritjen e pagave për turnet e natës, fundjavës dhe festave publike. Ndërkaq, sindikata EVG e Gjermanisë ka bërë thirrje gjithashtu për një grevë mbarëkombëtare të transportit të premten, me operatorin kombëtar hekurudhor Deutsche Bahn.

Greva do të prekë 50 kompani dhe do të zgjasë nga ora 3 e mëngjesit deri në 11 të mëngjesit. Inflacioni i lartë në ekonominë më të madhe të Evropës ka shkaktuar një valë grevash muajt e fundit pasi punëtorët kërkojnë paga më të larta për të kompensuar rritjen e kostos së jetesës.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.