Trençevska: Lypsaria nuk mund të çrrënjoset për një ditë, por e ulim praninë e fëmijëve në rrugë

October 10, 2023

Lypsaria e fëmijëve është një dukuri që nuk mund të çrrënjoset për një ditë, megjithatë e ulim praninë e fëmijëve në rrugë të paktën në udhëkryqe, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska duke u përgjigjur sot në pyetjen e gazetarëve.

“Kemi protokoll për veprim ndërsektorial, gjegjësisht për veprimin e qendrave për punë sociale, me ministrin e Punëve të Brendshme. Besoj se kolegët nga qendrat për punë sociale, ekipet ndërhyrëse janë vazhdimisht në terren”, tha Trençevska në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas promovimit të Protokollit për veprim me fëmijët me diabet në shkolla dhe kopshte, në kopshtin “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup.

Ai njoftoi se para se të fillojë periudha e dimrit, do të punojnë në prani më të madhe të ekipeve në ato vende që janë më frekuentuese, ku shpesh herë takohen fëmijët në rrugë.

“Njëkohësisht bisedohet edhe me prindërit, për të forcuar ndërgjegjësimin e tyre që fëmijët në vend se në rrugë t’i lënë në procesin arsimor i cili i largon nga rruga dhe i bën që nëj ditë të jenë qytetarë të cilët  fitojnë vetë për ekzistencën e tyre”, shtoi ministrja. 

Previous Story

Zajkova: Ndryshimet kushtetuese pengesa e fundit e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së (VIDEO)

Next Story

Qytetarët në Maqedoni gjithnjë e më shumë paguajnë me kartela pagesore dhe online

Latest from Blog

Go toTop