Tre vllezër të arrestuar, zbardhet vrasja në Debresh të Gostivarit

July 24, 2024

Një zënkë verbale rezultoi të ishte fatale për 35 vjecarin me iniciale R.K nga Debreshi i Gostivarit.

MPB përmes një komunikate njoftoi se ka zbardhur këtë vrasje kurse në pranga janë vënë tre vëllezër të të njëjtit fshat. Sic thonë nga MPB-ja, për zbardhjen e këtij rasti ishte inicuar operacioni “Rrathët”.

‘Pas një kohe të shkurtër autorët janë privuar nga liria, përkatësisht personat B.V.(28), J.V.(31) dhe L.V. (32), si dhe janë gjetur pushka automatike nga i cili është qëlluar, si dhe automjeti “Volvo” me të cilën autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet kallëzim penal do t’i dërgohet deri në PTHP kompetente” – thonë nga SPB.

Sipas Informacioneve te Klan Maqedoni autorët e vrasjes janë nga fshati Kalisht të cilët më vonë janë shpërngulur në fshatin Debresh.

Përkundër zotimeve të organeve të rendit për luftë të pakompromis kundër krimeve, vrasja e fundit por edhe përdorimi I armëve gjithnjë e më shumë po shqetëson qytetarët.

Ata bëjnë thirrje që autoritetet e sigurisë të ndërmarrin masa më konkrete për të mbrojtur sigurinë publike. /tvklan.mk/

Previous Story

Izraeli kryen bastisje të reja në Gaza ndërsa Netanyahu viziton ShBA-në

Next Story

Foto/ Jo vetëm me Serbinë, zbulohen lidhjet direkte të Stoilkoviҫ dhe vajzës së tij me Federatën Ruse!

Latest from Blog

Go toTop