Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të

Trajneri i skuadrës ruse, Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, ka folur për sulmuesin Mirlind Daku, të cilin e ka kritikuar për veprimin e tij pas ndeshjes së Kombëtares së Shqipërisë me Kroacinë në Euro 2024.

Daku bëri një veprim aspak të zgjuar pas ndeshjen me Kroacinë, pasi mori altoparlantin dhe nisi fyerje ndaj serbëve dhe maqedonasve, derisa ishte para tifozëve shqiptarë.

Reagimet pas këtij veprimi ishin të shumta, ndërsa UEFA e suspendoi sulmuesin shqiptar me dy ndeshje, duke ia pamundësuar të luajë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Spanjës.

Pas dënimit nga UEFA, u raportua se edhe klubi i tij, Rubin Kazan, do ta dënonte, por trajneri i klubit rus, Rakhimov ka lënë të kuptohet se Daku të do të mbetet pjesë e kësaj skuadre edhe në sezonin e ri.

Rakhimov në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, u pyet fillimisht se cili është qëndrimi i tij në lidhje sjelljen e Dakut në Euro 2024, ndërsa nuk ngurroi të përgjigjej.

“Pse duhet ta trajtoj këtë disi pozitivisht? Sigurisht që është negative. Këtu nuk duhet të mposht gjendjen emocionale të lojtarit. Mendoj se ai është i vetëdijshëm për gjithçka, kupton gjithçka në mënyrë perfekte dhe duke folur me të, e bëra të kuptojë se cilat gjëra janë të drejta dhe cilat janë të gabuara. Ai është para së gjithash një futbollist që duhet të mendojë të tregojë cilësitë e tij më të mira në fushë”, ka thënë fillimisht Rakhimov për faqen zyrtare të klubit.

Tutje, trajneri i Dakut u pyet në lidhje nëse pas këtij gjesti të sulmuesit shqiptar mund të lindin probleme në ekip, por ai nuk mendon se kjo do të ndikoj.

“Mos e mendo. Mirlindin të gjithë e njohin shumë mirë. Nuk ka zemërim në veprimet e tij, ai është mjaft i shoqërueshëm dhe e di që ai është shumë i shqetësuar për këtë tani, por ju jeni një i rritur, duhet të mendoni se çfarë po bëni. Nuk mendoj se asnjë prej nesh që qëndrojmë këtu e jeton jetën tonë pa bërë gabime. Ju mësoni nga gabimet dhe shpresoj se ky do të jetë një mësim i mirë për të”.

Në fund, Rakhimov u pyet nëse ka ndonjë zhgënjim të veçantë për këtë.

“E di që duhej të luante kundër Spanjës, e di për këtë. Mendoj se para së gjithash është i zhgënjyer, sepse e kupton shumë mirë që e priste këtë moment. Dhe, për fat të keq, ai nuk i kontrolloi këto emocione, por ato duhet të kontrollohen”.

“Mendoj se ai duhet të qetësohet para së gjithash, ta kuptojë gabimin. Ai duhet të jetë shembull për ekipin, duhet të përmirësohet. Jam i bindur se Mirlindi do ta bëjë këtë. E kemi studiuar shumë mirë këtë vit, tani duhet t’i japim një pushim që të vijë në vete dhe ta kuptojë sërish këtë moment. Ju nuk keni nevojë të mendoni për të gjatë. Ai duhet ta korrigjojë këtë gabim me vepra”, përfundoi trajneri i Rubin Kazanit. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.