Një shtetas nga Maqedonia e Veriut, i moshës 42 vjeçare, është arrestuar në Zvicër, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, e cila gjithashtu ishte me prejardhje nga Maqedonia. Portali zviceran “20min.ch” shkruan se ata jetonin në kantonin Thurgau. Sipas mediave, të premten, rreth orës 11:00, burri ka telefonuar në Qendrën Emergjente në zonën e Zvicrës dhe ka raportuar se ka plagosur për vdekje gruan e tij. Portali “albinfo.ch” shkruan se bëhet fjalë për një shqiptar nga Maqedonia i cili është një mërgimtar, baba i tre fëmijëve.
Shtetasi i Maqedonisë është arrestuar në vendin e ngjarjes. Sipas mediave lokale, ai nuk ka rezistuar, thonë nga policia kantonit të Thurgaut. Prokuroria Publike ka hapur hetimet, ndërsa policia po heton të gjitha rrethanat, përcjell “Makfax”.
Duke përshkruar familjen, të afërmit thanë çifti në mes vete kanë pasur disa zënka.
“Burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të sëmundjes. Kjo e shqetësonte”, thotë i afërmi për “20min.ch”, duke shtuar: “Dikur ishin aq të lumtur, sa qeshin shumë. Por në javët e fundit marrëdhënia është përkeqësuar”.
“Jemi në shok”, tha një banor. Ai e përshkruan të dyshuarin si një “djalë të ndershëm, të këndshëm dhe normal”. Ai qeshte shpesh dhe ishte në humor të mirë./Telegrafi/