Tragjedi në Itali, aksidentohet shqiptari me motor

July 24, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ravenna.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me një motor tip ‘Yamaha R1’ kur u përplas me një makinë tip ‘Mitsubishi’, që drejtohej nga një grua 53-vjeçare.

Përplasja ishte shumë e fortë. Shqiptari pësoi dëmtime të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë. Ndërkohë gruaja në makinë u transportua në spital me dëmtime të lehta.

Por ajo që e bën më tragjike këtë rast është se të gjithë ngjarjen e ka dëshmuar me sytë e tij djali i viktimës. Ky i fundit ishte me një tjetër motor pas të atit kur ndodhi aksidenti.

Rruga në fjalë u bllokua për t’i dhënë hapësirë hetimeve. Deri më tani mbeten të paqarta arsyet e këtij aksidenti./tvklan.al

Previous Story

Sabri Fejzullahu “e ndez” dasmën teksa vallëzon me rejën e tij, Arianën

Next Story

“Bëje një fëmijë ta kesh”, Iva Tiço: Shqiptarët ndërhyjnë edhe në mitrën e gruas

Latest from Blog

Go toTop