Tragjedi në ditën e bajramit – 15 vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident

April 21, 2023

Ndërron jetë në spital një prej personave që ndodhej në automjetin që doli nga rruga këtë të premte në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Gazetarja Daniela Zisi thotë se viktima është një djalë vetëm 15 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjet.

Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Çiflig. Gazetarja Daniela Zisi ka mësuar se viktima është R. Sherifi ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Deri më tani nuk dihen rrethanat apo shkaqet e aksidentit.

Këto janë pamjet që ka siguruar nga vendi i ngjarjes gazetarja Zisi. Siç duket, makina ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në një kanal./tvklan.al

Previous Story

Artan Grubi uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Next Story

Aksident i rëndë në Shkup/ Ambulanca përplaset me veturën dhe përmbyset në afërsi të klinikave

Latest from Blog

Go toTop